Sherbimet
Shërbimet e saj jepen ndaj një numri të madh klientësh, kryesisht kompani dhe organizata të huaja dhe vendase. NOAL Rights - Rrjeti i Zyrave për të drejta administrative dhe ligjore kryen shërbimet e saj në fusha të larmishme të praktikës juridike me avokatë të specializuar dhe më konkretisht:
-
Avokati
-
Ndërmjetësim
-
Vlerësim Pasurie
-
Kolaudator Ndërtimi
-
Përkthim Ligjor
-
Kontabilitet (Këshillime Ligjore-Fiskale)

Mbrojtje Ligjore (në të gjitha shkallët e gjykimit) :
-
Njohje e të drejtave pasurore;
-
Divorce Regjimet Pasurore (shtresa mesme, larte; Përpjestime Pasurore – Raste Biznesi (Shoqëri Tregtare, Kompani etj);
-
Siguracionet (Shoqëri Sigurimi –Shtet; Shoqëri Sigurimi –Person Fizik ose Juridik; Person Fizik ose Juridik - Shoqëri Sigurimi; Mosmarrëveshje të ndyshme apo kontraktuale civile;
-
Plotësim dokumentacioni për pjesëmarrje në tendera publik ose ankim (analizë) ligjor të procedurave të ndjekura për tenderimet publike;
-
Ankime për gjobëvënie të ndryshme;
-
Pushime/Largime nga puna;
-
Zgjidhje mosmarrëveshjesh të ndryshme punëdhënës/punëmarrës;
-
Dëmi Moral;
-
Dëmi Pasuror dhe Jo-Pasuror
Asistencë ligjore (në të gjitha shkallët e gjykimit) :
-
Përpilim kontratash;
-
Rregjistrim Shoqërish Tregtare dhe OJF-ve;
-
Përpilim Padie në cdo shkallë të sistemit gjyqësor;
-
Këshillime Ligjore;
-
Përpilim kërkesash dhe ankesash për të drejtën e pensioneve;
-
Rregjistrim pasurie trashëgimie;
-
Rregjistrim marke, patente;
-
Përfaqësim Ligjor për Biznesin;
-
Përfaqësimi i personave fizikë ose juridik në çështjet civile dhe administrative ose në të gjitha gjykatat e Republikës së Shqipërisë ose në arbitrazh ose pranë gjykatave ndërkombëtare dhe çdo organizmi tjetër në të cilin aderon Republika e Shqipërisë.
Konsulencë ligjore (për të gjitha shkallët e gjykimit) dhe Ndermjetesim:
-
Për çështje të ndryshme administrative, civile, tregtare apo penale;
-
Konsulencë financiare për çështje të ndryshme;
-
Konsulencë fiskale për çështje të ndryshme;
-
Konsulencë kontabël për çështje të ndryshme;
-
Konsulencë dhe asistencë në fushën e investimeve të të gjitha llojeve;
-
Konsulencë dhe asistencë për themelimin e shoqërive, administrimin e shoqërive, si dhe përgatitjen e të gjitha akteve përkatëse;
-
Konsulencë në fushën e ndërtimit dhe fushën e manaxhimit të të gjitha të drejtave në lidhje me pasuritë e paluajtshme;
-
Konsulencë projektimi, ofrimi i selive dhe/ose adresave virtuale për entitete private shqiptare dhe/ose të huaja, ofrimi i qendrave virtuale sekretarie;
-
Konsulencë në fushën bankare, pjesëmarrja në projekte të ndryshme, përgatitja e Due diligencave për persona fizike dhe/ose juridik;
-
Asistenca juridike në kuadër të proçedurave për dhënien në konçesion dhe proçedurat e privatizimit.
Përgatitja e kërkesë-padive ose e kërkesave (në të gjitha shkallët e gjykimit) :
-
Gjatë procedimit penal në cilësinë e mbrojtësve në kohën e shoqërimit, ndalimit, arrestimit, gjatë proçesit të hetimit, shqyrtimit gjyqësorë;
-
Kërkesave ankimore, rekurseve kundër vendimeve gjyqësore, kërkesa dhe memo ndaj veprimeve të organit të prokurorisë, arbitrazhit ose të organeve të administratës publike si dhe përfaqësimi i klientit përpara këtyre organeve;
-
Përgatitja e kërkesave drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë, Apelit, Gjykatës së Lartë, Gjykates Kushtetuese, gjykatave ndërkombëtare dhe çdo organizmi tjetër në të cilin aderon Republika e Shqipërisë;
-
Përgatitja e ankesave dhe e kërkesave të personave fizike e juridike, duke përfshirë peëgatitjen dhe përpilimin e praktikave tregtare, si dhe përfaqësimi i klientit përpara këtyre organeve;
-
Përpilimi i akteve që i nënshtrohen veprimeve noteriale; hartimi i kontratave dhe i marrëveshjeve, si dhe çdo dokumenti tjeëer që sjell ose synon të sjellë pasoja juridike.