top of page

KOSTOT E SHËRBIMEVE

 

Tarifat e avokatëve, ekspertëve apo partnerëve përfaqesues të rrjetit të zyrave NOAL Rights, për punën e kryer, do të llogaritet në bazë të marrëveshjes me klientët dhe kritereve të mëposhtme:

 

1. Koha që i dedikohet çështjes së caktuar;

2. Puna kërkimore në lidhje me këtë çështje;

3. Shkalla e vështirësisë që mbart çështja;

4. Shpenzimet e bëra (marrje dokumentash, vendimesh etj) dhe investimi i zyrës për çështjen e paraqitur.

 

Në disa çështje (duke marrë parasysh edhe vështirësinë e tyre), pagesat do të llogariten edhe mbi bazën e rezultateve të arritura nga avokatët, ekspertët apo partnerët përfaqesues të rrjetit të zyrave NOAL Rights.

 

Çdo veprim i kryer nga Studio Ligjore NOAL Rights & Partners do të ketë transparencë të plotë dhe se klientët do të informohen rregullisht mbi mënyrën dhe kohën kur do të veprohet.

 

Në bazë të marrëveshjes së arrituar midis Studios Ligjore NOAL Righs  & Partners dhe klientëve pagesat mund të bëhen në këtë mënyrë:

 

1. Shlyerja e plotë e pagesës në momentin kur bëhet marrëveshja e përfaqësimit. 

2. Shlyerja e të paktën 50% të vlerës së pagesës së caktuar në momentin kur bëhet marrëveshja e përfaqësimit dhe 50% e mbetur në momentin e fillimit të çështjes.

 

bottom of page